Sulejmani në Gostivar: Kultura dhe institucionet kulturore do të kenë mbështetje të plotë

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka vizituar disa prej institucioneve kryesore kulturore në Gostivar, përfshirë Pallatin e Kulturës, Teatrin e Gostivarit, Galerinë e Gostivarit, Bibliotekën dhe Qendrën për Konservim.
Gjatë vizitës, Sulejmani zhvilloi takime me udhëheqësit e institucioneve kulturore, me të cilët diskutoi për gjendjen, nevojat dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të kulturës dhe artit në qytet.

“U dakorduam që të punojmë bashkë, për të mirën e kulturës dhe artit, trashëgimisë sonë kulturore dhe jetës kulturore të Gostivarit në përgjithësi”, deklaroi Sulejmani.

Ministri theksoi se kultura, artistët dhe institucionet kulturore në Gostivar, por edhe në mbarë vendin, do të kenë mbështetjen e plotë të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

“Kultura, artistët dhe institucionet kulturore do ta kenë mbështetjen e plotë të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit”, u shpreh Sulejmani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button