Skandal në Qafë Thanë: Polici dyshohet se mori ryshfet për të kaluar një veturë të vjedhur, i ngritet padi penale

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kompetente për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Departamentit të Specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, ndaj D.S. për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „marrje ryshfeti“ sipas nenit 357 të Kodit Penal.
I denoncuari, në pozicionin e punës zyrtar policor në Stacionin Policor për Kalim Kufitar Qafë Thanë, përmes një rrjeti social ka nisur komunikimin me një person, me çka ka kërkuar drejtpërdrejt mjete financiare për vete me qëllim që të kryejë një veprim zyrtar të cilat nuk ka guxuar ta kryejë. Gjegjësisht, ai ka rënë dakord që më datë 05.04.2026, derisa kryente detyrat e punës në vendkalimin kufitar, në dalje të shtetit ta lejojë të kalojë personin dhe automjetin udhëtarësh, të cilin ai e drejtonte, edhe pse automjeti nuk ishte në pronësinë e tij, nuk posedonte autorizim dhe automjeti evidentohej si i vjedhur në „listën e ndalimit“ (stop-lista) në sistemin për kontrollin e udhëtarëve dhe automjeteve.
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm ndaj D.S. do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë për shkelje të rendit të punës dhe disiplinës dhe do të shqiptojë masën e detyrueshme – largim nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.



