S’ka ‘dritë jeshile’ nga SHBA-ja për Netanyahun për të rifilluar luftën në Gaza

Sami al-Arian, drejtor i Qendrës për Islamin dhe Çështjet Globale në Universitetin Istanbul Zaim, i ka thënë Al Jazeera-s se gjatë gjithë fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit, Netanyahu ka kërkuar një justifikim për të “rifilluar luftën e tij gjenocidale”.
Megjithatë, ai nuk ka marrë “dritën jeshile” nga Shtetet e Bashkuara, prandaj tani po vazhdon me pjesën tjetër të marrëveshjes dhe do të lejojë lirimin e 620 të burgosurve palestinezë.
Nuk është e qartë nëse marrëveshja e armëpushimit do të kalojë në fazën e dytë, pasi ka një “ngërç”, tha al-Arian, duke shtuar se i dërguari amerikan për Lindjen e Mesme ka dërguar disa zyrtarë të nivelit të ulët për negociata, ndërsa udhëheqësit arabë po përpiqen të “përmbushin kërkesat amerikane pa qenë nevoja të rifillojnë luftën”.
Izraeli është një shtet kolonial perëndimor i vendosur nga kolonët, që po përdor çdo mjet për të siguruar mbijetesën e tij, duke përfshirë “gjenocidin, spastrimin etnik dhe zhvendosjen me forcë”, shtoi al-Arian.
Izraeli ka përdorur të gjitha këto mjete dhe tani ato po përdoren edhe nga Shtetet e Bashkuara, tha ai, duke shtuar se Trump dëshiron “të arrijë objektivat politikë të Izraelit pa qenë nevoja të rifillojë luftën, gjë që është një sfidë e madhe”. /Al Jazeera/