Sinjale pozitive dhe negative nga Irani, ndërsa çështjet kyçe mbeten të pazgjidhura

Ajo që po dëgjojmë nga Teherani është një përzierje sinjalesh pozitive dhe negative.
Irani thotë se është i gatshëm për negociata, por jo nën kushte të imponuara apo të diktuara. Paralelisht, thekson se është i gatshëm t’i drejtohet veprimeve ushtarake nëse negociatat dështojnë.
Pikat e bllokimit mbeten ende. Për Iranin, ekziston një listë e gjatë kërkesash, por mbi të gjitha kërkon garanci sigurie për të shmangur një skenar ku negociatat pasohet nga konflikti, siç ka ndodhur në të kaluarën.
Një tjetër çështje e diskutueshme është programi bërthamor, të cilin Irani synon ta vazhdojë duke mbajtur rezervat e uraniumit të pasuruar brenda vendit, si dhe kërkon lehtësim të sanksioneve dhe kompensime për dëmet e luftës.



