Medvedev propozon tarifa ndaj eksporteve drejt BE-së

Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka propozuar vendosjen e tarifave ndaj eksporteve ruse drejt Bashkimit Evropian (BE), përfshirë plehrat kimike, pas thirrjeve nga kryeministri i Estonisë, Kristen Michal, për vendosjen e tarifave ndaj importeve ruse për të financuar rindërtimin e Ukrainës, transmeton Anadolu.
Medvedev, i cili shërbeu si president i Rusisë nga viti 2008 deri në 2012, tha se Moska “duhet të përgjigjet në të njëjtën mënyrë” ndaj propozimit të Estonisë.
“Le të rriten çmimet e ushqimeve të tyre, ndërsa ne të marrim më shumë raketa, dronë dhe bomba të rënda të drejtuara për operacionin special ushtarak”, shkroi ai rrjetet sociale.
Të enjten, Komisioni Evropian njoftoi se BE-ja miratoi paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë, duke përfshirë masa të reja që synojnë energjinë, financat, tregtinë, mbrojtjen dhe përpjekjet kundër anashkalimit të sanksioneve.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se blloku evropian gjithashtu po përgatitet të ecë përpara me paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë, duke sinjalizuar presion të vazhdueshëm ndaj Moskës dhe mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën.



