Shqipëri, rreth 50 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi

Dhjetëra studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë janë paraqitur në spital të dyshuar për helmim nga ushqimi, transmeton Anadolu.

Në një njoftim zyrtar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Shqipërisë ka konfirmuar se ditën e djeshme, rreth 50 studentë të Akademisë së Sigurisë janë paraqitur në shërbimin e urgjencës pranë Spitalit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

“Menjëherë pas paraqitjes së tyre, ekipet mjekësore kanë kryer vlerësimin dhe trajtimin e nevojshëm shëndetësor për çdo rast. Po ashtu, të gjithë studentët janë vlerësuar përmes ekzaminimeve laboratorike me qëllim identifikimin e shkakut të helmimit. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, studentët janë larguar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ndërkohë, në lidhje me këtë rast, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar se janë arrestuar një kuzhinier dhe një teknologe ushqimi në kompaninë e kontraktuar për të ofruar ushqim në Akademinë e Sigurisë dhe është shpallur në kërkim administratorja e kompanisë.

Akademia e Sigurisë në Tiranë është institucion përgjegjës i vetëm i arsimit të lartë publik policor në Shqipëri.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button