Shkon në mbi 1600 numri i viktimave nga tërmeti në Mianmar

1644 njerëz raportohet se kanë të vdekur në Mianmar dhe mijëra të tjerë janë plagosur, pas një tërmeti me magnitudë 7.7, që tronditi dhe vendet fqinje, e qëshkaktoi dëme të mëdha.
“Numri i të vdekurve në Mianmar është rritur në 1,644, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 3,408, dhe 139 të tjerë janë të zhdukur”, ka njoftuar ushtria e vendit.
Qindra njerëz besohet të jenë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura, përfshirë të paktën 50 punëtorë ndërtimi të cilët janë të zhdukur pasi një ndërtesë e lartë u rrafshua nga tërmeti në Bangkok.
Ndërkohë, më shumë se 90 njerëz besohet se janë bllokuar në rrënojat e një blloku apartamentesh në Mandalay , Myanmar, tha një zyrtar i Kryqit të Kuq për mediat e huaja.