Shkëndija e Haraçinës shkruan historinë, inkuadrohet në Ligën e Parë

Shkëndjja e Haraçinës ka shkruar historinë më të madhe të saj, duke u inkuadruar në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë Veriut. Skuadra nga Haraçina arriti ta fitojë permes penalltive Pelisterin në ndeshjen e balotazhit të luajtur pasditen e sotme në Kavadar. Skuadra shqiptare ishte në avantazh me golin e Zani Nazifit deri në 30 sekonda para mbylljes së takimit, kur Pelisteri barazoi shifrar në 1:1, duke çuar ndeshjen të vendoset në penallti. Në gjuajtjen e penalltive më pak gabuan haraçinasit , ku heroi i vertetë doli të jetë portieri Stolevski. Ky është moment historik për Shkëndijën e Haraçinës, pasi për herë të parë do të jenë pjesë e me të mirëve të futbollit vendor. Ndërkohë, pjesë e Ligës së Parë sezonin e ri do të jetë edhe Skopje, të cilët fituan përballjen e balotazhit ndaj Brerës me shifra minimale 0:1.



