SHBA-ja përballet me mungesë raketash për shkak të zgjatjes së luftës

Michael Stephens, bashkëpunëtor i lartë në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara (RUSI), thotë se prej muajsh raportimet kanë treguar se SHBA-ja po përballet me mungesë të raketave interceptuese dhe se kjo situatë do të vazhdojë nëse lufta zgjatet.

“Fakti është se për shkak të këtyre mungesave të raketave, personeli ushtarak amerikan përballet me rrezik më të madh gjatë operacioneve në rajon. Kjo po krijon gjithashtu presion mbi komandat e tjera në Azinë Lindore, prandaj problemi është shumë serioz”, tha Stephens për Al Jazeera.

Në kuadër të thirrjeve të Donald Trumpit ndaj organizatave mediatike që të ndalojnë raportimet mbi rezervat raketore të SHBA-së, Stephens tha se “faktet mbeten fakte”.

“Problemi, mendoj unë, me ndjekjen e kësaj linje është se në një moment kundërshtarët politikë do ta kuptojnë se kjo është një dobësi që po përpiqeni ta fshihni dhe do t’ju sulmojnë për këtë”, deklaroi ai.

“Zgjedhjet e mesmandatit janë pas tre muajsh. Demokratët do ta shohin këtë dhe do të thonë: ‘Ju nuk e keni menaxhuar arsenalin tuaj të mbrojtjes në mënyrën që duhet’… Por pika kryesore është kjo: SHBA-ja po përballet me një problem si rezultat i zgjatjes së kësaj lufte”, shtoi Stephens.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button