SHBA-ja i ka dërguar Izraelit më shumë se 90.000 tonë armë dhe pajisje që nga fillimi i sulmeve në Gaza

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar më shumë se 90 mijë tonë armë dhe municione ushtarake Izraelit që nga 7 tetori 2023, kur filluan masakrat në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit, thuhet se avioni i 800-të që transportonte municione ushtarake nga SHBA-ja për Tel Avivin ka mbërritur sot në Izrael.

SHBA-ja ka dërguar në Izrael më shumë se 90 tonë pajisje ushtarake dhe armë, duke përfshirë automjete të blinduara, municione dhe arsenal, që nga 7 tetori, tha ministria.

Armët dhe pajisjet ushtarake janë dërguar nëpërmjet 800 fluturimeve dhe 130 udhëtimeve me anije.

Pavarësisht vrasjes së më shumë se 54.000 palestinezëve, shumica gra dhe fëmijë, shtetet perëndimore, veçanërisht SHBA-ja, vazhdojnë të ofrojnë ndihmë dhe shitje armësh dhe pajisjesh ushtarake për Izraelin.

SHBA-ja akuzohet si bashkëpunëtore në gjenocidin në Gaza për shkak të mbështetjes për Izraelin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button