SHBA-ja i bën thirrje Evropës të rrisë shpenzimet e mbrojtjes

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio në një bisedë me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas i bëri thirrje Evropës të rrisë shpenzimet e mbrojtjes, transmeton Anadolu.
Sipas një deklarate me shkrim nga Departamenti amerikan i Shtetit, Rubio zhvilloi një bisedë telefonike me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Kallas.
Në bisedë, Rubio nënvizoi nevojën për forcimin e sigurisë transatlantike dhe i bëri thirrje Evropës që të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes.
Ai tërhoqi vëmendjen ndaj “vështirësive të paraqitura nga Kina” dhe njoftoi se ka mirëpritur zgjatjen e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.
Rubio dhe Kallas trajtuan edhe thellimin e bashkëpunimit SHBA-BE.
Kallas në një deklaratë nga llogaria e saj në platformën e medias sociale X tha se me Rubion diskutuan mbi çështjet globale në të cilat BE-ja dhe SHBA-ja kanë të njëjtat interesa. “BE-ja dhe SHBA-ja janë gjithmonë më të fortë së bashku”, tha ajo.
BE-ja më 27 janar vendosi të zgjasë me 6 muaj sanksionet ekonomike që zbaton ndaj Rusisë.