Bekim Sali: VLEN do t’i kthejë zotimet në vepra, prioritet jurisprudenca në shqip dhe punësimi i rregullt

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri, njëherësh sekretar i përgjithshëm i VLEN-it, Bekim Sali, ka bërë të ditur se në mbledhjen e sontme të Kryesisë Qendrore të VLEN-it janë diskutuar zhvillimet aktuale politike dhe janë përcaktuar prioritetet për periudhën në vijim.
Sali ka theksuar se fokusi i VLEN-it do të jetë realizimi i zotimeve programore, duke veçuar disa çështje që do të mbeten në agjendën e angazhimit institucional: provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, punësimin e rregullt, decentralizimin dhe integrimin evropian.
“Fjalët duhet të shndërrohen në vepra, ndërsa premtimet në rezultate konkrete. Për këtë kemi marrë përgjegjësi para qytetarëve!”, ka deklaruar Sali.



