SHBA, fillojnë evakuimet për shkak të zjarreve pyjore në Kaliforni

Në San Diego të Kalifornisë në SHBA zjarret pyjore janë përhapur me shpejtësi ndërsa autoritetet njoftuan se 340 dynymë janë djegur dhe se vetëm 10 për qind e zjarrit është nën kontroll, raporton Anadolu.
Departamenti i Sherifit në San Diego County tha se vazhdojnë urdhrat e evakuimit dhe u bëri thirrje banorëve të largohen menjëherë nga shtëpitë e tyre.
🚒Në San Diego të Kalifornisë në SHBA zjarret pyjore janë përhapur me shpejtësi ndërsa autoritetet njoftuan se 340 dynymë janë djegur dhe se vetëm 10 për qind e zjarrit është nën kontroll.
🔗 https://t.co/pPJp2jwfQE pic.twitter.com/0FWGvCPps1— Anadolu Shqip (@aa_albanian) June 18, 2025
Ndërkohë atyre që jetojnë në zonat përreth u është rekomanduar të jenë të përgatitur për t’u evakuuar dhe për t’u larguar nga zona nëse ndihen të kërcënuar.
Në pamje shihen zonat që digjen dhe helikopterët zjarrfikës që dërgojnë ujë në zonë.