Sela kritikon Albin Kurtin për deklaratat rreth gjuhës shqipe në RMV: Po e bën punën e djallit, nuk është ai që e kam njohur

“Nuk ka në Maqedoninë e Veriut ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, dhe nuk ka pasur as në të kaluarën”, kështu pati deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për ligjin për përdorimin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, deklaratë të cilën e komentoni Ziadin Sela në Daily Click, përcjell Tv21. Sela tha se, Kurti po e bën punën e djallit dhe nuk është ai që e ka njohur dikur dhe shtoi se, Kurti është i keqinformuar.

“Është i keqinformuar në variantin më të mirë. E ka ambasadorin në Shkup, si mund të keqinformohet? Unë thash në variantin më të mirë, në variantin më të keq, po e bën punën e djallit dhe nuk është ai kryeministër që unë kam njohur dikur, pse? Nuk e di”, tha Sela.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button