Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali mirëpret ambasadoren e re të Çekisë, Irena Götzová

Gjatë takimit u theksua rëndësia e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve dhe mbështetja e Çekisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.
Bashkëbisedimi përfshiu mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, arsimor dhe kulturor, si dhe shkëmbimin e përvojave në zbatimin e reformave dhe shfrytëzimin e fondeve evropiane.
Sali theksoi rëndësinë e vazhdimit të partneritetit ndërmjet dy vendeve, me synimin e avancimit të bashkëpunimit dhe të rrugëtimit evropian të Maqedonisë së Veriut.



