Sedat Bislimi viziton Spitalin Gjinekologjik “Nënë Tereza” në Çair, diskuton për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore

Zëvendësdrejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sedat Bislimi, ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e Spitalit Gjinekologjik “Nënë Tereza” në Çair, Meral Uzeiri Ferati, ku kanë diskutuar për funksionimin e institucionit dhe rëndësinë e shërbimeve shëndetësore që ofrohen për gratë dhe nënat.
Gjatë takimit është biseduar për nevojat e këtij institucioni shëndetësor, përkushtimin e stafit dhe rëndësinë e krijimit të kushteve sa më të mira për pacientet, veçanërisht për gratë gjatë shtatzënisë dhe nënat në periudhën pas lindjes.
Bislimi ka theksuar rëndësinë e veçantë që ka Spitali Gjinekologjik “Nënë Tereza”, si institucion ku kujdesi shëndetësor lidhet drejtpërdrejt me momentet më të rëndësishme të jetës së familjeve.
Ai gjithashtu ka shprehur respekt për punën dhe përkushtimin e personelit shëndetësor, i cili çdo ditë kujdeset për nënat dhe të porsalindurit.
Takimi vjen në kuadër të angazhimeve për të dëgjuar nga afër nevojat e institucioneve shëndetësore dhe për të kontribuar në përmirësimin e shërbimeve dhe kushteve për qytetarët.



