Salla “Partizani” në Çair do të rikonstruohet, Ganiu, Sadiki, Fazliu në inspektim
“Dikur salla e sportit ‘Partizan’ ishte simbol i buzëqeshjes , garës dhe shpirtit sportiv të Çairit, ndërsa sot gjendja e saj është për të ardhur keq”, shkruan Faton Fazliu, drejtor i Librave Amë.
“Së bashku me ministrin e Sportit, Borko Ristevski, zëvendësministren Safije Sadiki Shahini dhe kryetarin e komunës Visar Ganiu, konstatuam se është koha që kjo sallë, dikur krenaria jonë, të rikthehet në shkëlqimin e saj . Bashkë do ta rikonstrojmë dhe do ta bëjmë një vend ku rinia jonë të kultivojë përsëri pasionin për sportin. Ndryshimi nuk vjen ndryshe përveçse me vepra. Vepra është sinonim i koalicionit tonë!”, shpjegon Fazliu.