Sali: Zhvillimi i barabartë rajonal, kyç për integrimin evropian dhe rritjen ekonomike

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit për Zhvillim Rajonal të Barabartë, ku në fokus kanë qenë vendimet konkrete për mbështetjen e projekteve zhvillimore për vitin 2026, që synojnë përmirësimin e kushteve në të gjitha rajonet e vendit.
Ai theksoi se diskutimet janë përqendruar në zhvillimin e zonave rurale, malore dhe urbane, si dhe në mbështetjen e zonave me nevoja specifike, duke nënvizuar rëndësinë e një qasjeje gjithëpërfshirëse për zhvillim të qëndrueshëm.
“Diskutuam për vendime konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e rajoneve tona,” deklaroi Sali.
Sipas tij, zhvillimi i barabartë rajonal mbetet një ndër shtyllat kryesore për përparimin e vendit drejt Bashkimit Evropian dhe përmirësimin e standardit të jetesës.
“Zhvillimi i barabartë rajonal është kyç për një shtet më të qëndrueshëm, më të drejtë dhe më afër Bashkimit Evropian,” u shpreh ai.

