Sali: Të enjten do të sillet një zgjidhje finale për provimin e jurisprudencës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali në emisionin “Click plus” në TV21 ka thënë se të enjten do të sillet një draft -final për provimin e jurisprudencës.
“A do të ketë nevojë ajo zgjidhje të shkojë në Komisionin e Venecias apo jo, ditën e enjte duhet të sillet një zgjidhje finale nëse ka nevojë të shkojë në këtë Komision. Në deklaratën e fundit thash se brenda një jave do të ketë zgjidhja finale që duhet të jetë nga ekspertët, por ne e kemi dhënë mbështetjen politike që duhet të ketë ky vendim, ekspertët në bazë të ndryshimeve për dhënien e provimit mund të konstatojnë nëse ka apo ajo nevojë të shkojë në Komisioni e Venecias”, ka thënë Sali.
Sipas tij, është irelevante a do të kalojë edhe një muaj plus në Komisionin e Venecias apo do të miratohet apo kalojë e njëjta në implementim.
“Kam thënë se zgjidhjet e shpejta shpesh na japin pasoja si mos-harmonizimi i ligjeve që ka të bëjë me ligjin për gjuhët, pasi pastaj paraqiten studentët, zanatlinjtë, sportistët. Kemi bërë analizën sa lloje të provimeve shtetërore ka ku duhet të implementohet gjuha shqipe…”, ka thënë zv/kryeministri Sali.


