Sali dhe Mihajlova diskutojnë thellimin e bashkëpunimit për programet evropiane

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e Agjencionit Nacional për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, Ana Mihajlova, ku në fokus të bisedimeve ishte avancimi i bashkëpunimit në zbatimin e programeve evropiane, me theks të veçantë te programi Erasmus+.

Sali bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua edhe për forcimin e bashkëpunimit të Agjencionit me fondacionet që veprojnë në fushën e arsimit, kulturës, shëndetësisë dhe sportit, si dhe për krijimin e më shumë mundësive për përfshirjen e personave me nevoja të veçanta.

“Diskutuam mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në zbatimin e programeve evropiane, me fokus të veçantë te Erasmus+, si dhe për forcimin e bashkëpunimit të Agjencionit me fondacionet në fushën e arsimit, kulturës, shëndetësisë dhe sportit, duke krijuar mundësi më të mëdha për përfshirjen e personave me nevoja të veçanta”, theksoi Sali.

Ai nënvizoi se bashkëpunimi i ngushtë ndërinstitucional është kyç për realizimin e suksesshëm të programeve evropiane dhe për shfrytëzimin sa më efektiv të fondeve IPA.

“Theksuam rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Ministrisë për Çështje Evropiane dhe Agjencionit Nacional në realizimin e programeve evropiane dhe shfrytëzimin sa më efektiv të fondeve IPA, në funksion të krijimit të më shumë mundësive për qytetarët dhe përshpejtimit të procesit të integrimit evropian”, deklaroi zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button