Safije Sadiku-Shaini: Ne si Ministri kemi siguruar 550 milionë denarë për sportin

Safije Sadiku Shaini, zv/ministre e Sportit, në Speciale për TV Koha deklaroi midis tjerash se si Ministri e Sportit për sportin në përgjithësi kanë siguruar 550 milion denar.
“Në të kaluarën ndaheshin vauçerë. Mirëpo ndarja e vauçerëve ka qenë shumë problematike, për arsye se ndarja e vauçerëve ka hasur në probleme në realizimin e tyre. Ndarja e vauçerëve ka qenë një praktikë jotransparente dhe ka lënë një hapësirë ku ka pasur mundësi për manipulim dhe keqpërdorim të mjeteve financiare. Ndërsa, tani, ne si Ministri ashtu siç e thash ne kemi siguruar 550 milion denar për sportin në përgjithësi. Ndërsa prej tyre janë ndarë 83 milion denarë të cilat do të shfrytëzohen për subvencionimin e klubeve sportive, federatave dhe sporteve individuale. Ndarja do të bëhet në mënyrë transparente”, deklaroi midis tjerash Safije Sadiku Shaini.