Rusia: Morëm nën kontroll edhe një fshat tjetër në Ukrainë

Rusia ka pretenduar të dielën se forcat e saj kanë marrë nën kontroll një tjetër vendbanim në juglindje të Ukrainës.
Në një njoftim në Telegram, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se trupat ruse kanë pushtuar fshatin Shevchenko në rajonin e Donetskut.
Shevchenko ndodhet rreth 3 kilometra në jugperëndim të qytetit Pokrovsk, për të cilin Moska pretendoi se e kishte marrë nën kontroll në dhjetor.
Ukraina ende nuk ka komentuar pretendimin e fundit të Rusisë, ndërsa verifikimi i pavarur i këtyre deklaratave mbetet i vështirë për shkak të luftimeve të vazhdueshme.



