Rrokulliset makina me trajnerin dhe dy lojtarë të KF Bashkimi të Kumanovës
Është rrokullisur makina me të cilin ishin duke udhëtuar trajneri dhe dy lojtarë të KF Bashkimi nga Kumanova. Por fatmirësisht nuk ka viktima, ndërsa sportistët kanë kaluar me lëndime të lehta. Trajneri ka lëndime më serioze.
“Rruges për në seancën e rregullt stërvitore, trajneri i klubit Bazhe Janakievski, si dhe lojtaret tane Memet Rizahamza dhe Borijan Panovski në hyrje të Kumanovës patën një aksident komunikacioni, ku për fat të mirë kaluan pa lëndime serioze, përveç kryetrajnerit i cili ka disa lëndime pak më serioze!
I urojmë lojtarëve tanë shërim të shpejtë dhe falemnderojmë Zotin e gjithëfuqishëm që ky aksident nuk kaloi me pasoja fatale!
Forca çuna!”, shkruajnë nga KF Bashkimi.