Rritje e rrogës mesatare për 13.7 përqind në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut në muajin prill është regjistruar rritje e rrogës mesatare mujore për 13.7 përqind në krahasim me prillin e vitit të kaluar.
“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Arsimi (21.8 %), Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi (18.6 %) dhe Informimi dhe komunikimi (18.0 %)”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Enti theksoi që rritje ka pasur edhe në krahasim me marsin e këtij viti, te Bujqësia për 6.3 përqind, informimi dhe komunikimi për 5.7 përqind, etj.
“Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit prill 2024, është 41 085 denarë, ndërsa paga mesatare mujore bruto për të punësuar, gjatë muajit prill 2024, është 61 703 denarë”, raportoi Enti.