Rritet numri i reporterëve të vdekur në Gaza, sulmet ajrore vrasin një tjetër gazetare
Një tjetër gazetar palestinez u vra në një sulm ajror izraelit në Gaza, duke e çuar numrin total të reporterëve të vdekur në 174, që nga 7 tetori i kaluar.
Në një deklaratë nga zyra për median palestineze është identifikuar viktima, Ëafa Aludaini, pa dhënë detaje rreth rrethanave të vdekjes së saj.
Sakaq deklarata thotë se Aludaini kishte punuar “me disa media anglishtfolëse”, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mbajë përgjegjës qeverinë izraelite për “krimet e saj kundër gazetarëve”.
Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës pas një sulmi nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor të vitit të kaluar, pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.
Afro 41,600 njerëz janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe mbi 96,200 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.