Revolta e 35 kundër Ramës/ Mijëra shqiptarë nga diaspora për protestën kombëtare

Sheshi Skënderbej është mbushur plot me qytetarët të cilët janë bashkuar në protestën kundër Ramës. Ky organizim ndryshe nga herët e tjera ka nisur nmë herët se orari zyrtar i njoftuar 19:00.
“Mjaft më! Populli kërkon, dinjitet, drejtësi dhe ndryshim’ është kjo pankarta që protestuesit kanë shpalosur në shesh.
Protesta e sotme ka bërë bashkë edhe Diasporën. Kjo është hera e dytë që Diaspora i bashkohet tubimi në kryeqytet, kundër Ramës.
Njëzëri shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas mbërritjes në Tiranë, kolona e protestuesve nga Diaspora kanë vijuar drejt komisariatit ku ndodhen protestuesit e arrestuar gjatë protestës që u mbajt para Kuvendit e cila u shoqërua me përplasje e tensione.



