Republikanët në Senat hedhin poshtë rezolutën mbi fuqitë e luftës të Donald Trump

Republikanët e Senatit, të qortuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump për kundërshtimin e luftës së tij kundër Iranit, mbajtën një votim për të hedhur poshtë një rezolutë për fuqitë e luftës, një ditë pasi masa u miratua me votat e senatorëve republikanë.

Dje, Senati i SHBA-së miratoi rezolutën mbi fuqitë e luftës me Iranin me 50 vota “pro” dhe 48 “kundër” , pasi ajo u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve në fillim të këtij muaji.

Senatorët republikanë Bill Cassidy, Susan Collins, Lisa Murkowski dhe Rand Paul votuan gjithashtu për rezolutën.

Më herët gjatë ditës, Trump kritikoi drejtpërdrejt senatorët republikanë për mbështetjen e një votimi për të bllokuar luftën e tij në Iran, raporton AP.

Shtëpia e Bardhë minimizoi rëndësinë e votimit, duke deklaruar se rezoluta “nuk ka rëndësi” dhe se miratimi i saj ishte i mundur për shkak të mungesës së disa senatorëve republikanë.

Edhe pse nuk ka fuqinë e ligjit, rezoluta shihet si një tregues i shqetësimit në rritje në të dy dhomat e Kongresit lidhur me mënyrën se si Trump e ka trajtuar konfliktin me Iranin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button