Refet Abazi fiton çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”

Edhe një vlerësim i lartë shtetëror për aktorin dhe profesorin universitar, Refet Abazi.

Ai ka fituar çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”, për kontributin e dhënë në artin dramatik, si aktor por edhe profesor në Fakultetin e Artit Dramatik në Shkup.

Informacionin e kanë bërë të ditur nga Fakulteti i Artit Dramatik dhe Teatri Shqiptar i Shkupit.

“Urime për fituesin e çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” aktorin, profesorin dhe shkrimtarin Refet Abazi! Jemi krenarë që Komisioni për ndarjen e çmimit miratoi iniciativën e Teatrit Shqiptar për të vlerësuar veprimtarinë e njërit nga krijuesit dhe pedagogët më prezent në skenën teatrore dhe më gjërë. Vazhdo të krijosh në skenë dhe për skenën, Refet! Urime!”, shkruan në njoftimin e Teatrit Shqiptar në Shkup.

Kujtojmë që gjatë këtij viti profesori Abazi është dekoruar edhe me“Urdhrin për Merita Shtetërore” nga ish presidenti Stevo Pendarovski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button