Reagim pas rastit me Iva Mihajllova! MPJ e thirri në bisedë ambasadorin bullgar

Ministria e Punëve të Jashtme e ka thirrur në bisedë ambasadorin bullgar, Zheljazko Radukov, lidhur me zhvillimet që kanë të bëjnë me Iva Mihajllovën. Në takim, atij iu përcoll se mënyra se si ajo u prit në Sofje, përfshirë paralajmërimet për pritjen e saj në nivel të lartë, përbën provokim dhe minon përpjekjet për ndërtimin e besimit dhe zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Njëkohësisht, siç njoftojnë nga MPJ-ja, u theksua se një veprim i tillë përbën ndërhyrje të drejtpërdrejtë në sistemin juridik të shtetit dhe dërgon një mesazh seriozisht të gabuar sa i përket respektimit të procedurave gjyqësore dhe parimit të barazisë para ligjit. MPJ-ja njoftoi se do t’i informojë institucionet ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button