Kasami: Hap pas hapi drejt një stadiumi modern në Tetovë!

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka ndarë pamje të reja nga punimet në stadiumin e qytetit, ku vërehen avancime të dukshme në realizimin e projektit.
“Hap pas hapi, drejt një stadiumi modern”, ka shkruar Kasami në rrjetet sociale, duke përcjellë ecurinë e punimeve dhe zhvillimet në terren.
Fotografitë e publikuara tregojnë progresin e deritanishëm në stadium, i cili synon të marrë një pamje më moderne dhe të ofrojë kushte më të mira për futbollistët dhe tifozët.
Rikonstruktimi i stadiumit paraqet një projekt të rëndësishëm për sportin në Tetovë, qytet me traditë të madhe futbollistike dhe me interes të veçantë për klubin Shkëndija dhe mbështetësit e tij.
Punimet pritet të vazhdojnë në fazat e ardhshme, me synimin që stadiumi të shndërrohet në një hapësirë sportive më moderne për qytetin.



