Rama injoron LDK-në, zyrtarizon nënkryetaren nga PDK-ja

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zyrtarizuar Besianë Musmurati të Partisë Demokratike të Kosovës si nënkryetare të Komunës, duke injoruar njoftimin paraprak të LDK-së, se nuk ka marrëveshje politike me PDK-në për bashkëqeverisje në kryeqytet. Në një shkrim në Facebook, ai ka njoftuar për fillimin e “një bashkëpunimi të ri politik në Kryeqytet edhe me Partinë Demokratike të Kosovës me qëllim zhvillimin e Prishtinës, për të mirën e qytetarëve të saj dhe të Kosovës”. “Zotohemi për qeverisje që tejkalon interesat partiake, duke vënë në dispozicion kapacitetet profesionale dhe njerëzore për realizimin e projekteve strategjike në dobi të qytetarëve dhe të mirës publike. Nga sot, Besianë Musmurati emërohet në pozitën e Nënkryetares së Kryeqytetit, duke sjellë me vete përvojë të gjerë institucionale dhe ndërkombëtare”, ka shkruar Rama. E paraprakisht, LDK-ja nën siglën e të cilës fitoi zgjedhjet Rama, mohoi ndonjë marrëveshje me PDK-në.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button