Rama flet në OKB për shtetin sovran Bektashi brenda Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur në Samitin për të Ardhmën në OKB. Në fjalën e tij ai e “arsyetoi”, nevojën për një shtet të ri sovran brenda Shqipërisë.

“Një gjë është e qartë, që bota ka ndryshuar. Jemi buzë një rreziku dhe askush nuk është i sigurt, sfidat tona janë të ndërlidhura thellësisht, nëse nuk përballemi me to do të dështojmë. Veprimi ndërpalësh është nevojë!”.

”Fjalët e mira duhet të transferohen në vepra. Shqipëria mund të jetë një vend i vogël, por ka përcjellë mesazhe të mëdha. U shndërrua vendi i madh në Evropë që strehoi hebrenjtë”.

”Pas rënies së Kabulit në duart e talebanëve, ne strehuam mijëra afganë. Shqipëria i dha botës Shenjtoren Nënë Terezën”, u shpreh Rama.

”Ky është parimi të cilit i qëndron Shqipëria. Ky është burimi i frymëzimit tonë për të mbështetur transformimin e Urdhrit, e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda brenda kryeshtetit tonë Tiranës, si një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë”. – tha Rama.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button