Qytetarët shqiptarë marshojnë sërish për Zvërnecin, kërkohet edhe dorëheqja e Edi Ramës

Në Shqipëri vazhdojnë protestat mbi çështjen e projektit turistik në zonën e Zvërnecit në Qarkun e Vlorës, kundër ndërtimeve në zona të mbrojtura dhe sipas protestuesve kundër qeverisjes në vend, duke hyrë në ditën e 17-të.

Mijëra protestues janë mbledhur sërish në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e projektit në Zvërnec, si dhe me kërkesa të tjera.

Në vend ka pasur pretendime se projekti lidhet me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan, Donald Trump, duke shkaktuar reagime dhe protesta në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

Protestuesit edhe sot janë mbledhur fillimisht në Sheshin “Skënderbeu”, për të vijuar drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë, ku mbanin në duar flamuj kombëtarë dhe pankarta kundër qeverisë Rama. Pas qëndrimit disa orë në bulevard, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit.

Për Anadolu disa nga protestuesit janë shprehur se kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Protestuesi: I bashkohem protestës për shumë arsye

Erlind Kuçi, 39-vjeç tregon se ka disa ditë që proteston dhe se iu është bashkuar protestës për disa arsye.

“I bashkohem protestës për shumë arsye që ky regjim dhe opozita bashkë me regjimin e kanë çuar në këtë fatkeqësi popullin shqiptar, qoftë nga ana e shëndetësisë, arsimit, sigurisë publike, papunësisë, shpopullimit dhe disa ligje që janë kundër familjes dhe tabanit tonë kombëtar. Ne kërkojmë dorëheqjen jo vetëm kryeministrit Rama, por komplet klasës së vjetër politike të cilët janë konsumuar tashmë dhe nuk kanë çfarë i japin më popullit shqiptar”, tha Kuçi.

Kuçi thekson se shpresojnë që prej kësaj proteste dhe shoqërisë civile të dalë një opozitë e cila i jep një tjetër drejtim vendit, politikës dhe të ardhmes së vendit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button