Qytetarët do t’i marrin dokumentet në afat të arsyeshëm, thotë Toshkovski

Përsëri është krijuar kaos në dhënien e dokumenteve personale, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, gjatë vizitës së sotme në Sektorin për çështje administrative Shkup në objektin e RTM-së dhe stacionin “Prolet”.
Në ditën e parë të punës së mandatit të tij, ai bëri të ditur se do të marrë masa intensive për normalizimin e punës në një periudhë të shkurtër kohore dhe se çdo qytetar do të mund të nxjerrë dokumentet personale, siç tha ai në një procedurë dinjitoze.
“Më vjen shumë keq që më duhet të konstatoj se situata me dhënien e dokumenteve personale nuk është e njëjtë me atë që e lamë ne, pra në këto tre javë pasi u largova nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme në qeverinë teknike. Në vend të një hapi përpara, përsëri është krijuar kaos, po punojnë më pak sportele dhe është shtuar numri i njerëzve që presin”, thotë Toshkovski.
Ministria e Punëve të Brendshme, siç thotë Toshkovski, është shërbim për qytetarët dhe shërbimet administrative janë një nga fushat kyçe, andaj, sipas tij, në periudhën e ardhshme do të ndërmarrin masa intensive për normalizimin e punës që qytetarët të marrin dokumentet personale në afat të arsyeshëm.