QMK: Në 24 orët e fundit 16 vatra zjarri, 13 prej tyre janë shuar
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur gjithsej 16 vatra zjarri, prej të cilave 13 janë shuar, dy janë ende aktive dhe një është nën kontroll.
Dy zjarret e hapura aktive janë:
Në afërsi të fshatit Tazhevë, Komuna e Makedonski Brodit, një degëzim në Belicë dhe një degëzim në zonën e mbrojtur shumë qëllimore “Jasen”.
Operacioni është kryer me një helikopter policie nga ajri, ndërsa nga toka me 30 pjesëtarë të MPB-së nga Njësia e Shpërndarjes së Shpejtë (ERD), një ekip prej 4 zjarrfikësve të TPPP, tetë (8) punonjës nga “Jasen”, dhe një (1) punonjës nga ELS, ku digjet një pyll me pisha si dhe në malin Serta, Komuna e Shtipit, afër Krivollakut ku digjet bimësi e ulët.
QKM bën me dije se një (1) zjarr në natyrë është nën kontroll dhe po punohet për futjen e tij në fazën e lokalizimit dhe më pas shuarjen – likuidimin e tij.
Është zjarri në Komunën e Demir Hisarit, në Ilinska Planina në zonën ndërmjet fshatit Sloeshticë dhe fshatit Brejani dhe fshatit Plaçe. Kanë vepruar nga ajri, dy (2) ajrotraktorë të ZSHS-së, një ekip prej 4 zjarrfikësve të TPPE dhe 14 anëtarë të PJP-së “Pyjet Kombëtare, ku digjet bimësi e ulët.