Mexhiti: Po punojmë që të lirohet sa më shpejt ish-ushtari i UÇK

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se po punohet çdo ditë për lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani nga Kosova, i ndaluar 10 ditë më parë në vendkalimin kufitar Glloboçicë-Jazhincë.
“Ne na vjen keq që ka ndodhur kjo mirëpo po punojmë çdo ditë pa pomozitet, larg mediave që të mer epilogun e drejtësisë dhe që të jetë i lirë sit ë gjithë tjerët”, tha Mexhiti.
Ai tha se ky nuk është rasti i parë i ndalimeve të tilla.
“Për të informuar opinionin sepse ka një tendencë nga BDI për ta gënjyer opinionin që ky është rasti i parë, ata që i njohin rrethanat e dine që ka qenë rasti Dugolli, rasti Morina dhe disa raste të tjera kur ka pasur pushtet absolut BDI dhe ka ndodhur”, deklaroi zëvendëskryeministri Mexhiti.
Një ditë më parë, Ministri i Brendshëm serb Daçiç theksoi kërkesën e Beogradit zyrtar për ekstradimin e Ramadanit nga Maqedonia e Veriut, duke shtuar se autoritet serbe kanë një listë të gjatë të ish-ushtarëve të UÇK-së me fletarreste ndërkombëtare, që sipas Serbisë, dyshohen për krime lufte.