QMK: Gjithsej 1.620 thirrje në numrin 112, zjarre të vogla në ambiente të hapura

Në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) sipas raportit të fundit gjatë 24 orëve të fundit ka pasur gjithsej 1.620 thirrje në numrin e vetëm për raste urgjente 112

“Prej tyre thirrje ‘reale’ kanë qenë 56 për qind, ndërsa 44 për qind për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente. Drejt policisë ka pasur 64 për qind, në shërbimin e urgjencës mjekësore 27 për qind, te zjarrfikësit gjashtë për qind, ndërsa në LAMM 0,42 për qind nga thirrjet reale në 112”, njofton QMK-ja.

Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur më pak zjarre në ambiente të hapura, përveç zjarreve në zonat urbane dhe vendbanimet në territorin e shtetit.

Brigada territoriale kundër zjarreve në Qytetin e Shkupit (BTKZ) ka pasur më shumë intervenime. Katër zjarrfikës me një automjet dje, nga ora 6:05 deri në orën 17:30, kanë intervenuar në pyllin e përzier të djegur në atarin e fshatit Tanushë, Komuna Çuçer Sandevë. Në periudhën nga ora 14:10 deri në orën 15:50, gjithashtu katër zjarrfikës me një automjet kanë intervenuar në djegien e bimësisë së ulët në një sipërfaqe prej rreth 1.000 metra katrorë në atarin e fshatit Konjare e Poshtme të Komunës së Petrovecit. Nga ora 16:55 deri në orën 17:35 tre zjarrfikës me një automjet kundër zjarreve kanë intervenuar në deponinë e djegur përgjatë rrugës “Cërnogorska” nr. 1 në Komunën Gjorçe Petrov, dhe ka pasur edhe një, siç thuhet, intervenim të vogël….

QMK apelon për pastrimin e rregullt të kanalizimeve lokale, të mos hidhen mbeturinat në to, si dhe në shtretërit e lumenjve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button