Protestuesit “anti-euro” sulmojnë ndërtesën e misionit të BE-së në Bullgari

Mijëra protestues të partisë ultra-nacionaliste “Ringjallja” në Bullgari janë përplasur me policinë të shtunën, derisa po tentonin të futeshin brenda ndërtesës së misionit të Bashkimit Evropian.

Ata po protestojnë kundër planit të qeverisë për të miratuar monedhën euro për vitin e ardhshëm, raporton agjencia e lajmeve AP.

Protestuesit anti-euro, u dëgjuan tek brohorisnin “Dorëheqje” dhe “Jo për Euron”, duke gjuajtur gjithashtu me bojë të kuqe dhe koktej molotov në drejtim të ndërtesës së misionit të BE-së që ndodhet në Sofje.

Bullgaria, e cila u bë anëtare e BE-së në vitin 2007, është përballur me paqëndrueshmëri politike gjatë viteve të fundit. Qeveria e re, e cila u formua muajin e kaluar, e ka bërë anëtarësimin në eurozonë prioritet kyç për vendin.

Nga ana tjetër, ka disa ekonomistë që pretendojnë se vendi nuk ka një nivel të pranueshëm të kushteve ekonomike për t’u bashkuar me zonën e euros, dhe nuk është ende i gatshëm të adoptojë monedhën e përbashkët.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button