Protesta kombëtare për dorëheqjen e Ramës hyn në ditën e 42, sot i bashkohen revoltës edhe shqiptarë nga diaspora

Protesta kombëtare kundër qeverisë vijon edhe këtë të shtunë, duke hyrë në ditën e saj të 42-të. Organizatorët kanë njoftuar se në tubimin e sotëm do t’u bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora, të cilët prej kohësh janë përfshirë në mbështetje të kësaj kauze.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Një ditë më parë, protestuesit marshuan në disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke brohoritur slogane si: “Qeveri e krimit”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Rama jep dorëheqjen”.

Marshimi kaloi edhe në Rrugën e Kavajës, ndërsa protestuesit u ndalën për disa minuta në hyrje të zonës së njohur si Rruga e Ambasadave.

Gjatë tubimit, pjesëmarrësit hodhën akuza ndaj qeverisë për korrupsion dhe kërkuan ndryshime politike.

Aktivisti Visar Dalipi, duke iu drejtuar protestuesve me megafon, u bëri thirrje qytetarëve që pretendojnë se janë kërcënuar t’u drejtohen përfaqësive diplomatike. “Të gjithë ata që ndihen të kërcënuar dhe janë kërcënuar, duhet të bëjnë kërkesën në ambasadë”, deklaroi ai gjatë protestës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button