Fazliu: Drejtoria e Librave Amë është e përgatitur për fluksin e kërkesave nga mërgimtarë

Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, Faton Fazliu, njoftoi se institucioni është i përgatitur për përballimin e rritjes së kërkesave për dokumente gjatë sezonit veror, kur një numër i madh i mërgimtarëve kthehen në vend.
Fazliu tha se Drejtoria do të vazhdojë të ofrojë shërbime të shpejta dhe efikase për qytetarët, duke siguruar se administrata është e gatshme t’i përgjigjet fluksit të shtuar të aplikimeve.
“Sezoni veror sjell një numër më të madh kërkesash për dokumente nga mërgimtarët tanë. Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë është e përgatitur të ofrojë shërbime të shpejta dhe efikase”, deklaroi Fazliu.
Ai theksoi se paralelisht me ofrimin e shërbimeve, institucioni po vazhdon procesin e modernizimit dhe digjitalizimit të procedurave administrative.
“Njëkohësisht vazhdojmë me modernizimin dhe digjitalizimin e proceseve, për një administratë më të afërt dhe më cilësore për çdo qytetar”, u shpreh drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë.
Sipas Fazliut, modernizimi i shërbimeve synon lehtësimin e procedurave administrative dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për të gjithë qytetarët, me theks të veçantë për mërgimtarët gjatë muajve të verës.



