Protesta jo-partiake/ Zbardhen emrat e nismëtarëve, aktivisti: Njihemi me letra nga policia

Ka nisur në kryeqytet dita e 16-të e protestës jo-partiake.

Gjatë fjalës së tij kur qytetarët po grumbulloheshin në sheshin ‘Skënderbej’, aktivisti Alben Kola ka bërë publike emrat e nismëtarëve të protestës.

“3 personat nismëtarë që njihemi me letra nga policia: Luçiana Kokaj nga Rrjolli, Alben Kola nga Kukësi dhe Arlinda Lleshi nga Lezha”, deklaroi aktivisti

Ndërkohë, gjatë fjalës së tyre me megafon, nismëtarët e protestës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos përçahen gjatë marshimit dhe të mos përsëriten incidentet e mbrëmshme.

“Marshimi është organizuar nga vetë të rinjtë, por nga sot do kujdesemi edhe për të për të shmangue incidentet e mbrëmshme. Nuk do të ketë më marshim jashtë ‘Unazës’”, u shpreh aktivisti Kola.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button