Prokurorët turq nisin hetim për sulmin e Izraelit ndaj flotiljes humanitare Global Sumud

Prokurorët turq kanë nisur një hetim zyrtar për sulmin e Izraelit ndaj Flotiljes Globale Sumud, e cila u ndalua në det gjatë rrugës për të dërguar ndihma humanitare në Gaza, transmeton Anadolu.

Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit tha se hetimi u hap pas ndërhyrjes së marinës izraelite ndaj flotiljes në ujëra ndërkombëtare dhe ndalimit të shtetasve turq në bord.

Zyra e prokurorisë tha se hetimi po zhvillohet në bazë të dispozitave përkatëse të Konventës së OKB-së për të Drejtën e Detit, Nenit 15 të Kodit të Procedurës Penale të Turqisë dhe Neneve 12 dhe 13 të Kodit Penal të Turqisë.

Në deklaratë thuhet se hetimi përfshin akuza si privim nga liria, rrëmbim ose sekuestrim i mjeteve të transportit, grabitje e rënduar, dëmtim i pronës dhe torturë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button