Privohet nga liria një shtetas turk për shkak të përdorimit të patentë shoferit ndërkombëtar të falsifikuar

Më 06.06.2026, në orën 13:00, nëpunësit policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare dhe Kalim Kufitar Dojran e privuan nga liria M.U. (46) nga Turqia, me qëndrim të përkohshëm në shtet, për shkak se në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vallandovës”, gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve ,,Folksvagen Pasat” me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, i njëjti paraqiti për kontroll patentë shoferi ndërkombëtar të falsifikuar.
Pas verifikimeve të kryera, u konstatua se i njëjti nuk posedonte patentë shoferi tjetër, përkatësisht nuk e kishte dhënë provimin për patentë shoferi.
Për rastin është njoftuar prokurori publik. Personi është ndaluar në Stacionin Policor të Gjevgjelisë dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.



