Presidentja Siljanovska uron besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, i ka dërguar mesazh urimi me rastin e festës së Kurban Bajramit kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetai, si dhe të gjithë besimtarëve myslimanë, transmeton Anadolu.

Ajo uroi që kjo ditë të festohet në paqe, gëzim dhe mirëqenie familjare, duke theksuar rëndësinë shpirtërore të festave të mëdha në një botë të mbushur me pasiguri, mosbesim dhe ndarje.

Sipas saj, Kurban Bajrami përmes simbolikës së tij të sakrificës dhe bujarisë përcjell vlera të rëndësishme si humanizmi, empatia, solidariteti dhe përgjegjësia ndaj tjetrit.

Presidentja theksoi se aftësia për të ruajtur dashurinë dhe kujdesin ndaj të afërmve, edhe në kohë dallimesh dhe sfidash, është tregues i integrimit të një shoqërie.

Ajo shtoi se vetëm përmes mirëkuptimit dhe kulturës së respektit, dallimet mund të shndërrohen në forcë dhe jo në dobësi, duke u kthyer në ura që bashkojnë shoqërinë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button