Presidentja Osmani e cakton 9 shkurtin 2025 si si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka caktuar 9 shkurtin e vitit 2025 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare.

Ky dekretim vjen në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore që përcaktojnë periudhën brenda së cilës duhet të zhvillohen zgjedhjet e radhës.

Zgjedhjet parlamentare janë një moment ku qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Ky proces pritet të paraprihet me një fushatë intensive nga partitë politike, të cilat do të paraqesin platformat dhe kandidatët e tyre për të fituar besimin e elektoratit.

Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 pritet të përcaktojnë drejtimin politik të Kosovës për vitet e ardhshme, duke qenë një moment i rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e mëtejshëm të shtetit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button