Presidentja dhe ministrja e arsimit takojnë nxënësit “kampionë”

Vendi do të ofrojë kujdes më të madh për nxënësit e talentuar dhe mbështetje financiare për pjesëmarrje në olimpiada dhe gara ndërkombëtare shkencore për të cilën nuk do të vihet në dyshim.Këtë në takim me nxënësit maqedonas të cilët këtë vit fituan çmime dhe mirënjohje në gara prestigjioze ndërkombëtare me mësimdhënësit mentor të tyre, e theksoi presidentja Prof. Dr. Gordana Siljanovska Davkova dhe Ministrja e Arsimit dhe Shkencës prof. Dr Vesna Janevska.

“Ju jeni ambasadorët më të mëdhenjë të Maqedonisë, promovues të njohurive cilësore që mund të fitohen në këtë nënqiell.Me ju është krenar i gjithë kombi.. Ky është suksesi juaj personal, por shumë merita kanë edhe familjet dhe të afërmit tuaj dhe mësimdhënësit të cilët ju mbështesin dhe ju mësojnë vazhdimisht”, tha Janevska.

Ministrja shprehu keqardhjen që deri më tani institucionet e sistemit nuk kanë arritur të gjejnë mënyra dhe të sigurojnë mundësi më shumë për të mbështetur nxënësit dhe me synimin për ndjenjë edhe më të madhe mbrojtjeje, sigurie,të patriotizmit dhe dëshirës edhe më të madhe për gara dhe për provuar veten, për të performuar atje ku shkojnë vetëm më të mirët nga Evropa dhe Bota.

“Por ju kërkojë mos ia vini fajin vendit. Vendin e udhëheqin njerëzit. Ndonjëher njerëz që janë të interesuar për qytetarët, ndonjëherë njerëz të cilët nuk kanë asnjë llojë ndërgjegje. Ju siguroj se kjo udhëheqësi në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeverisë në përgjithësi, së bashku me Presidenten Siljanovska Davkova, do të ofrojë më shumë mundësi më të mira për ju dhe për realizimin e potencialit tuaj këtu, në Maqedoni. Jemi duke punuar në ndryshime të reja ligjore në mënyrë që të kemi bazë ligjore për më shumë mbështetje dhe më shumë para”, shtoi ministrja Janevska, duke informuar se për herë të parë është duke u përgatitur Koncepti për mbështetjen e studentëve të talentuar.

Kurse kryetarja Siljanovska Davkova, duke uruar për rezultatet e arritura, theksoi nevojën për gjetjen e një zgjidhje të përhershme sistematike për përkrahjen adekuate të nxënësve tanë më të suksesshëm dhe më të talentuar dhe pjesëmarrjen e tyre në garat ndërkombëtare. Gjithashtu theksoi  se politikat, veçanërisht në fushën e arsimit, duhet të jenë të përshtatshme dhe të përafrohen me nevojat dhe interesat e atyre që janë më të vlefshëm, atyre që janë më premtues.

Këtë vit, rreth 50 nxënës maqedonas morën pjesë në garat më të mira  botërore, duke fituar gjithsej 16 medalje – 4 të arta, 2 argjendta dhe 10 të bronzit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button