Presidenti iranian mesazh papës: Irani “mbetet i përkushtuar ndaj diplomacisë”

Irani “mbetet i përkushtuar ndaj diplomacisë dhe zgjidhjeve paqësore”, tha presidenti i vendit Masoud Pezeshkian në një mesazh drejtuar Papa Leonit XIV, raportoi media shtetërore iraniane, transmeton Anadolu.

Pezeshkian gjithashtu shprehu vlerësimin e Teheranit për “qëndrimin moral dhe logjik të liderit katolik ndaj agresioneve të fundit ushtarake kundër Iranit”, tha agjencia e lajmeve IRNA.

Irani goditi objektivat e SHBA-së dhe Izraelit “në kuadër të vetëmbrojtjes legjitime”, tha presidenti, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të “veprojë me përgjegjësi kundër veprimeve të paligjshme të Amerikës”.

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme kundër Iranit më 28 shkurt. Në përgjigje, Teherani kreu sulme ndaj Izraelit, si dhe ndaj aleatëve të Washingtonit në Gjirin Persik, së bashku me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.

Një armëpushim hyri në fuqi më 8 prill përmes ndërmjetësimit pakistanez, por bisedimet në Islamabad nuk arritën të prodhonin një marrëveshje të qëndrueshme. Presidenti amerikan Donald Trump më pas e zgjati armëpushimin për një periudhë të pacaktuar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button