Presidenti i Iranit dhe ministri i Jashtëm gjenden të vdekur

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm, Hossein Amirabdollahian kanë humbur jetën në një aksident helikopteri në provincën e Azerbajxhanit Lindor të Iranit, njofton Al-Jazeera, përcjell alfax.mk.

Ekipet e shpëtimit gjetën vendin e rrëzimit pas një kërkimi disa orëve në një mot të vështirë.

Helikopteri i aksidentuar me 9 anëtarë në bord

Raisi, 63 vjeç, Ministri i Jashtëm Hossein Amir Abdollahian; Guvernatori i provincës së Azerbajxhanit, Lindor Malek Rahmati, Imami i Tabrizit, Mohammad Ali Alehashem, si dhe një pilot, kopilot, shefi i ekuipazhit, shefi i sigurisë dhe një truproje tjetër, ishin të gjithë në bord, sipas mediave iraniane. Të nëntë janë deklaruar të vdekur.

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi

Zëvendëspresidenti i Iranit do të marrë kompetencat e presidencës dhe zgjedhjet e reja do të mbahen brenda 50 ditëve.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hissein Amir Abdollahian

Vendet në të gjithë Lindjen e Mesme shprehin solidaritet me Iranin. /alfax.mk/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button