Presidenti Erdogan thekson vendosmërinë për të arritur qëllimet e një Turqie dhe rajoni pa terror

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan nënvizoi vendosmërinë e vendit të tij për të arritur qëllimet e një Turqie pa terror dhe një rajoni pa terror, raporton Anadolu.
“Jemi të vendosur në përpjekjet tona për të arritur qëllimet tona për një Turqi pa terror dhe një rajon pa terror”, tha Erdogan gjatë fjalimit të tij në një ngjarje për të përkujtuar 955 vjetorin e Betejës së Malazgirtit në provincën lindore Mus, një fitore historike për turqit në Anadoll.
Erdogan theksoi se Turqia nuk ka zgjidhje tjetër veçse të mbetet e fuqishme dhe e bashkuar, duke shprehur vendosmërinë për ta bërë rajonin edhe një herë “tokë paqeje dhe mirëqenieje”.
“Ne kurrë nuk përkulemi para askujt kur vihet në pikëpyetje e ardhmja e atdheut, shtetit dhe kombit tonë” u zotua Erdogan.
“Ata që mendojnë se mund të ndalojnë marshimin e bekuar të Turqisë dhe kombit turk përmes kurtheve dhe provokimeve, janë të dënuar me zhgënjim”, shtoi ai.



