Presidenti Begaj, tashmë dhe haxhi Bajrami

Presidenti Barjam Begaj po kryen ritualin e Haxhit në Mekë, duke u bërë kështu i dyti pas të ndjerit Bujar Nishani që i bashkangjitet peligrinazhit besimor më të madh në botë.

Tashmë kanë nisur të publikohen fotot e para të tij me veshjen karakteristike të këtij rituali islam – irhami.

Megjithatë, ky nuk është i vetmi shtetar shqiptar që shkon në Mekë, për Haxh apo Umra; në vite janë shumë të tillë, disa të bërë publikë e disa jo. Disa janë shtyrë të shkojnë nga kurioziteti e disa nga një ndjenjë vërtetë besimi.

Në këtë rrugëtim në vendin më të shenjtë islam, por dhe të botës, Presidenti Begaj shoqërohet nga Ilir Kulla, analist dhe ish-kreu i Komitetit të Kulteve. /tesheshi.com/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button